Edhe pse “Ferma VIP” ishte planifikuar të zgjaste plot 100 ditë, duket se produksioni ka ndryshuar planet për sezonin e tretë të reality show.
Sipas burimeve për “Prive by Liberta Spahiu”, programi pritet të mbyllet me të njëjtën formulë si sezonet e mëparshme, duke zgjatur rreth 80 e disa ditë në total.
Të lidhura
None found
Mesa duket, finalja e madhe nuk do të shkojë deri në korrik, por do të përfundojë më herët nga sa ishte parashikuar fillimisht.
Burimet bëjnë me dije se mesi i muajit qershor është periudha më e mundshme për natën finale, ndërsa datat që po qarkullojnë aktualisht janë 15 ose 19 qershori. Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga produksioni për datën përfundimtare të spektaklit.
Ky ndryshim duket se lidhet me nisjen e sezonit veror dhe interesin e madh që pritet të marrë FIFA World Cup, i cili tradicionalisht mbledh një audiencë të madhe para ekraneve.
Të Lidhura:
- Nuk iu bind rregullave të agait, Keisi përjashtohet nga FermaVIP
- Transformimi i madh i shtëpisë së Ferma VIP, Edi: Katër herë më e madhe dhe 158 kamera 24/7
- Momenti i pazakontë që u bë viral në ‘Ferma VIP’/ Vanesa e pranon: Në emocion e putha vëllain në buzë
- Indri merr surprizën e veçantë nga djali dhe nëna në 37-vjetorin e lindjes, festës i bashkohet edhe Vanesa, fermerja nuk mbahet nga lumturia (VIDEO)
