Lajme

Fermerët marrin rimbursimin, ministri i Financave tregon se kur fillojnë kalimi i lekëve në llogari

Nga muaji tjetër, fermerët do të marrin në llogaritë e tyre rimbursimin me 10% për faturat e shitjeve të produkteve bujqësore. Gjatë një konference me gazetarët, ministri Petrit Malaj bëri thirrje për grumbulluesit që të lëshojnë faturat për fermerët, me qëllim që ata më pas të përfitojnë nga skema rimbursuese.

“Për sa i përket kompensimit të TVSH-së në bujqësi, deri në datën 27 korrik të këtij viti, kemi pasur në total 2.397 aplikime nga fermerët, me një vlerë totale të kërkuar për kompensim në masën 587 milionë lekë ose rreth 5.9 milionë euro. Ndërkohë që, nga vlera e faturave që ne shohim në sistem, shuma potenciale për kompensim është në masën 13.8 milionë euro, ndërsa aplikimi për fermerët është i hapur deri në datën 31.12.2026”, tha ministry i Financave, Petrit Malaj.

NEWS  E kishte fshehur në vendin e pazakontë! Gruas që do të takonte burrin e saj në burg, i gjendet telefon“Shumë shpejt do të kalojmë në pagesa të menjëhershme, nga fillimi i gushtit do të ketë pagesa të drejtpërdrejta në llogaritë e fermerëve”, tha Ilir Binaj, Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.

Malaj u ndal edhe te paqja fiskale, duke ndarë të dhëna mbi interesin e bizneseve për të lidhur marrëveshje me administratën tatimore, duke rënë dakord paraprakisht për fitimin e tatueshëm dhe për tatimin që do të paguhet mbi të.

NEWS  Cila është arma sekrete si “aliene” që SHBA përdori në Venezuelë? Dalin pamjet e forta“Është aluduar dhe është spekuluar se: “po bëhet pastrim parash, para të krimit, është një amnisti, ka evazion ose po lehtësohet evazioni fiskal”, më lejoni që t’ju paraqes shifrat. Në total subjekte që kanë aplikuar për Paqen Fiskale janë 62, nga të cilët të kualifikuar për të përfituar nga Paqja Fiskale janë vetëm 19 dhe nga këta 19, 15 kanë kërkuar që të përfitojnë nga Paqja Fiskale, pra që të paguajnë një tatim fitimi të reduktuar në masën 5% në rast se fitimi i dakordësuar me Tatimet është mbi 18% i fitimit të vitit të mëparshëm. Ndërkohë që janë vetëm katër subjektet të cilët kanë aplikuar si për Paqen Fiskale, edhe për rishikimin e pasqyrave financiare të tre viteve të fundit” tha Malaj.

NEWS  “Krimi po vë rregullat e lojës? Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Ata vendosin edhe rektorin e universitetitSa i takon tregut të karburanteve, ku gjatë ditëve të fundit është regjistruar një rritje çmimesh, ministri Malaj tha se nëse situata vijon njësoj, do të shqyrtohet mundësia e rikthimit të Bordit të Transparencës.

Të Ngjashme