ShowBizzz

Fero heq dorë përgjithmonë nga muzika: I jam bashkuar fesë Islame, mos i dëgjoni këngët e mia

Reperi i njohur, Feronit Shabani i njohur emrin artistik si “Fero” ka vendosur që të heqë dorë përgjithmonë nga muzika.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai bën me dije se ka hequr dorë nga muzika, pasi i është bashkuar fesë Islame. Fero madje u bën thirrje të gjithë fansave të tij që t’i fshijnë dhe mos i dëgjojnë këngët e tij se janë mëkat.

“Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar. Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë”, shkruan Fero ndër të tjera në postimin e tij në “Instagram”.

Postimi i plotë:

Përshëndetje miq , deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e çartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time.

Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar

Dhe çdo tekst që e kam shkruar, pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithëkujt që i kam bë padrejtësi , ju kërkoj që t’ma bëni hallall.

Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë.

Secili njeri është i lirë të zgjedh mënyrën se si ta jeton jetën e tij.

Gjithashtu ju thërras të gjithë juve që të falni namazin ndiqni shembullin tim të udhëzimit dhe të largoni nga shembulli i devijimit

E di se do të ketë njerëz që do t’më paragjykojnë , do të thonë se a e dini se çfarë mëkate ke bë etj etj mirëpo mua më mjafton fjala e Allahut të Lartësuar:  “Thuaj: “O robërit e Mi, ju që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet.”

Ez Zumer 53.

Me respekt Feronit Shabani.

View this post on Instagram

A post shared by Feronit Shabani (@ferofera)