ShowBizzz

Fero publikon një fotografi të para katër viteve nga qendra e rehabilitimit: Në gjendjen më të keqe të mundshme

Reperi nga Gjilani, Fero, ka ndarë me ndjekësit një postim prekës në InstaStory, ku ka kujtuar një nga periudhat më të vështira të jetës.

Ai publikoi një fotografi të vjetër krah nënës së tij të realizuar në vitin 2022.

Të lidhura

None found

“Para katër viteve para qendrës së rehabilitimit me nënën time”, tha ai fillimisht.

Më pas shtoi: “Në gjendjen më të keqe të mundshme, rikujtim për motivim”.

Me këtë mesazh, Fero duket se ka dashur të japë një reflektim personal dhe një sinjal motivues, duke kujtuar kohën kur po përballej me një situatë jo të mirë.

Ky rrugëtim i tij në një mënyrë tregon se ndryshimi është i mundur, edhe pas periudhave të errëta.

Fero një kohë bëri edhe një distancim nga muzika, për t’iu përkushtuar jetës private.

Të Lidhura:

  1. Arbenita i reagon ashpër Feros: Unë jam ende me trauma dhe e frikësuar nga ti – para Zotit e dimë kush është i drejti
  2. Akuza të rënda! Fero: Arabi tërhoqi vajzën time nga krahu
  3. Duroi sa duroi! Fero zbulon portretin e bashkëshortes
  4. “Veç pak lërmë këtu”, momenti emocional kur Gjesti nuk i largohet nënës së tij nga kraharori

Të Ngjashme