Lajme

Fetoshi: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia dëshmon vazhdimësinë e politikës së Millosheviqit

Arben Fetoshi, drejtor i Institutit OCTOPUS, ka thënë se glorifikimi që po i bënë Serbia pas vdekjes Ratko Mlladiqit, i dënuar për krime kundër njerëzimit nga Tribunali i Hagës është konfirmim i vazhdimësisë së politikës së Millosheviqit.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se poashtu “varrimi me dinjitet” nuk është distancim ndaj gjenocidit dhe spastrimit etnik.

“Në Serbi paralajmërohet ceremoni shtetërore varrimi, si mesazh strategjik për Kosovën dhe komunitetin euro-atlantik. Përtej zërave të “mekur” civilë e humanitarë, glorifikimi shtetëror i Mlladiqit e konfirmon vazhdimësinë e politikës së Millosheviqit, të kamufluar me konceptin e “Botës Serbe. Varrimi me “dinjitet” i Mlladiqit nuk është distancim ndaj gjenocidit dhe spastrimit etnik, është vetëm lojë fjalësh që kërcënon rajonin me fabrikimin narrativ për Kosovën “represive”, ka shkruar ai.

Të Ngjashme