Fifi është e hapur dhe shpesh flet pa doreza për veten. Në thuajse të gjitha postimet e saj, këngëtarja shfaqet origjinale dhe pa komplekse, duke ndarë me publikun momente të ndryshme nga përditshmëria.
Në një Instastory të fundit, Fifi ka shkruar: “S’jom e keqe bre, ama edhe vetes i shkoj nerva kaniherë”.
Shkrimin e ka shoqëruar me një fotografi të thjeshtë të saj, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtarja njihet për mënyrën e drejtpërdrejtë të komunikimit, ndërsa edhe kësaj radhe ka zgjedhur të shprehet në stilin e saj karakteristik.
