ShowBizzz

Firmos kontratën me BBV, këngëtari i njohur përplaset me partneren: Të kam thënë Jo!

Këngëtari i njohur Erik Lloshi ka qenë i ftuar në programin “Mos i bjer me Top” nga Ronaldo Sharka dhe Erjola Doçi.

Eriku u pyet nëse do të dojë të jetë pjesë e sezonit të tretë të “Big Brother VIP” dhe këngëtari tha se dëshiron ta provojë si eksperiencë, ama ka një lloj frike pasi është shumë i drejtpërdrejtë, gjë që nuk do ta favorizonte aspak në një program të tillë.

Sakaq, atij iu kërkua t’i bënte një rreng partneres së tij, duke i thënë se sapo kishte firmosur kontratën për t’u bërë pjesë e BBV3.

Nga telefonata e bërë në studio u duk se partnerja e tij nuk ishte aspak e kënaqur dhe u shpreh: “Ta kam dhënë mendimin tim, të kam thënë jo!” 

Firmos kontratën me BBV, këngëtari i njohur përplaset me