Deri tani nga votat e publikuara nga KQZ, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka fituar 23 deputetë, ku kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, është kandidati më i votuar i kësaj partie me 118,299 vota, përcjell Bota sot.
Pas Hamzës renditet Përparim Gruda me 72,206 vota, ndërsa i treti është Arian Tahiri me 62,593 vota. Në mesin e më të votuarve janë edhe Uran Ismaili me 59,346 vota dhe Vlora Çitaku me 40,057 vota.
Lista e kandidatëve të PDK-së të shënuar si të zgjedhur
1.Bedri Hamza – 118,299 vota
2.Përparim Gruda – 72,206 vota
3.Arian Tahiri – 62,593 vota
4.Uran Ismaili – 59,346 vota
5.Vlora Çitaku – 40,057 vota
6.Sala Jashari – 38,087 vota
7.Ganimete Musliu – 29,859 vota
8.Arben Mustafa – 28,238 vota
9.Enver Hoxhaj – 27,997 vota
10.Rrahman Rama – 27,062 vota
11.Mergim Lushtaku – 25,941 vota
12.Elmi Reçica – 22,495 vota
13.Besa Kabashi-Ramaj – 21,859 vota
14.Eman Rrahmani – 21,295 vota
15.Jakup Nura – 21,275 vota
16.Altin Krasniqi – 20,944 vota
17.Fadil Demaku – 20,033 vota
18.Artan Behrami – 19,260 vota
19.Bekim Haxhiu – 19,013 vota
20.Rrustem Mustafa – 18,787 vota
21.Blerta Deliu-Kodra – 18,627 vota
22.Eliza Hoxha – 18,099 vota
23.Ariana Musliu-Shoshi – 16,867 vota
Kujtojmë, se ende ka vota për t’u numëruar dhe se mund të ketë ndryshime.
