ShowBizzz

Flet Ermal Mamaqi, sa është paguar si opinionist i Ferma VIP

Ermal Mamaqi ka folur për eksperiencën e tij si opinionist në sezonin e tretë të “Ferma VIP”, një format që pritet të mbyllë edicionin aktual me finalen e madhe më 15 qershor.

Aktori dhe producenti i njohur ishte i ftuar në emisionin “Mes Drite” në Vizion Plus, ku u ndal edhe te eksperienca e tij në panelin e opinionistëve të spektaklit.

Kush është Wilton Sampaio, gjyqtari brazilian që do të drejtojë ndeshjen hapëse të Kupës së Botës?
Gjatë intervistës, Mamaqi u pyet edhe për pagesën që ka marrë për këtë rol, por zgjodhi të mos zbulojë një shifër konkrete.

“Ti mendon se jam aq budalla… (qesh). Shiko, jam paguar, po ta them, më shumë se çfarë unë meritoj. Jam shumë mirënjohës”, u shpreh ai.

Ky ka qenë sezoni i parë i Ermal Mamaqit si opinionist në “Ferma VIP”, ku ai ka ndarë panelin me Einxhel Shkirën dhe Armina Mevlanin, duke komentuar dinamikat dhe zhvillimet mes konkurrentëve gjatë gjithë edicionit.

 

Të Ngjashme