Hysni Mehani dje është sulmuar nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. Ky i fundit është intervistuar pak kohë më parë dhe është liruar në procedurë të rregullt.
I sulmuari, asambleisti i Vetëvendosjes, ka shkruar në Facebook se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Poashtu ka shkruar se sulmet me banda nuk mund ta ndalin as të fitojnë mbi të.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Unë jam mirë dhe më i fortë se çdo herë. E kam të pamundur me ju përgjigjë secilit, por ju falenderoj secilin.
Sulmet tinzare me banda, as nuk më ndalin dhe asnjëherë nuk do të fitojnë mbi mua. Deri në frymën e fundit.
