Lajme

FOTO/ At*ntati në Kurbin, ky është autori që ek*ekutoi Ilir Likën

Personi që shihni në foto është Emiljan Suti, alias Artur Suti, autori që ekzekutoi me breshëri plumbash Ilir Likën mbrëmjen e kaluar në Kurbin. 40-vjeçari ka qëlluar menjëherë pasi Lika, i njohur ndryshe edhe me mbiemrat Kokaj, Gjini e Nure, kishte parkuar automjetin e tij dhe po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte. Sipas raportimeve të deritanishme, viktima dhe autori banonin në të njëjtën lagje.

Emiljan Suti, alias Artur Suti është i dënuar me 5 vite burg për “kanosje për shkak të detyrës” dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu ka qenë i arrestuar në Belgjikë për vjedhje. Në 2011, ka arritur t’i shpëtojë edhe një atentati para komisariatit të Kurbinit.Artur Suti është vëllai i Gentian Sutit, i arrestuar më parë për drogë, vjedhje e vrasje. Në vitin 2019, dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre vranë Mikel dhe Jani Jushin, kushërinj. Ndërsam në 2010, vëllezërit Suti u arrestuan dhe akuzuan për tentativë vrasjeje pasi hapën zjarr ndaj Policisë së Shtetit, “mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “fyerje për shkak të detyrës” dhe “mosbindje të urdhrit të policisë”.

See also  A do të futet Luiz Ejlli në Big Brother VIP 5? Kiara Tito : Menduam se ishte e fundit, por …Prokurori Eugen Beci asokohe kërkoi shpalljen fajtor dhe dënoi me 21 vjet burg Artur Sutin, ndërsa për të vëllain e tij, Gentianin, 20 vjet burgim. Trupi gjykues, i kryesuar nga Klodian Kurushi hodhi poshtë akuzat e ngritura nga organi i akuzës për vrasje në tentativë të policëve për vëllezërit Suti, duke i dënuar ata për veprat penale të “kanosjes”, “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”, si dhe “armëmbajtje pa leje”, Dënim i cili u ul përfundimisht me 5 vite për Arturin dhe 4 vite burg për Gentianin.

See also  Edi Rama deklaron pasurinë për 2026: Shtëpia në Surrel, apartamentet, llogaritë bankare dhe të ardhurat familjareSa i përket atentatit të mbrëmshëm, dyshimet e para lidhen me qëndrimin e tij jashtë vendit, ndërsa ekspertët po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe kapjen e autorit Emiljan Suti, alias Artur Suti.

Të Ngjashme