LifeStyle

FOTO – Lily James vesh një nga modelet më të guximshme të Khaite në premierën e re

Lily James tërhoqi vëmendjen me një paraqitje elegante dhe sensuale në premierën e filmit The Liberation, gjatë Festivalit të Filmit BFI në Londër.

Aktorja britanike, 37 vjeçe, zgjodhi një kombinim modern, ku transparenca dhe linjat klasike u ndërthurën në një stil të kuruar.

Pjesa që spikati më shumë në veshjen e saj ishte një bluzë e zezë transparente nga marka Khaite, me vlerë rreth 2 mijë funte (afërsisht 2,300 euro), nën të cilën aktorja kishte kombinuar reçipeta të zeza, shkruan DailyMail.

Image

Ajo e plotësoi pamjen me pantallona të zeza elegante dhe këpucë me taka të ulëta, duke krijuar një siluetë minimaliste, por mjaft tërheqëse.

Flokët biondë të stiluar me kujdes dhe vathët e thjeshtë në formë rrethi prej argjendi i dhanë paraqitjes një prekje të rafinuar, pa e larguar vëmendjen nga kombinimi i veshjeve.

Image

Kjo nuk ishte paraqitja e vetme e Lily James gjatë festivalit. Një mbrëmje më parë, ajo u shfaq në një tjetër event të filmit me një fustan të bardhë pa rripa, të kombinuar me taka metalike në ngjyrë argjendi.

Dy zgjedhjet e saj dëshmuan një qasje të ndryshme ndaj stilit të mbrëmjes, nga eleganca e bardhë dhe minimaliste te loja me transparencën dhe kontrastet e së zezës.

Përtej paraqitjeve në tapetin e kuq, James është pjesë e kastit të The Liberation, ku interpreton Ricki-n, një udhëheqëse sekti dhe figurë shpirtërore në një dramë të vendosur në vitet 1980. Filmi, me regji të Guy Nattiv, pritet të dalë në janar. /Telegrafi

Të Ngjashme