Një pretendim për dorëheqjen e dhjetëra efektivëve të Policisë së Shtetit pas protestave studentore në Tiranë po qarkullon këtë të hënë në rrjetet sociale.
Lajmi është përhapur edhe nga ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ritvana Fetahu, e cila ka publikuar në Instagram një mesazh që, sipas saj, i është dërguar nga një burim.
Në komunikimin e shpërndarë pretendohet se vetëm gjatë ditës së djeshme janë tërhequr nga detyra 80 efektivë policie, ndërsa ngrihet edhe një tjetër pretendim, sipas të cilit pjesëtarë të ushtrisë janë veshur me uniforma policie për të zëvendësuar efektivët.
“Janë tërhequr 80 policë. Vetëm dje. Nuk kanë më policë. Kanë veshur ushtrinë me uniforma policie dje”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Fetahu.

Personi që ka dërguar mesazhin pretendon gjithashtu se rritja e pagave për efektivët lidhet me përpjekjet për të parandaluar largime
