LifeStyle

FOTO/ ‘Patëm një dasmë të madhe shqiptare, po na rritet rrethi’, Dua Lipa sjell pamje nga dasma e familjes në Kosovë

Ylli me famë botërore, Dua Lipa, ka kaluar këto ditë në Kosovë pasi mori pjesë në një aheng familjar.

Artistja me origjinë nga Peja ishte e pranishme në dasmën e djalit të hallës, një festë që mblodhi familjarë dhe të afërm në një atmosferë tipike shqiptare.

Nga dasma u publikuan më herët disa pamje në rrjetet sociale, ku Dua shihej mes të ftuarve, duke iu bashkuar atmosferës së festës dhe valleve shqiptare.

Tani, këngëtarja ka ndarë vetë disa nga momentet më të veçanta të kësaj dite me ndjekësit në Instagram.

Në fotografitë dhe videot e publikuara, ka sjellë momente nga festa, përfshirë traditat nga marrja e nuses e deri te eventi final.

Të Ngjashme