Mijëra qytetarë janë mbledhur sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta pritet të nisë në minutat në vijim, ndërsa në shesh tashmë është mbledhur një numër i madh i pjesëmarrësve.
Tubimi mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, me të cilin ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vite burgim.
Gjatë protestës priten edhe fjalime nga organizatorët dhe pjesëmarrësit.
Protesta kundër aktgjykimit janë mbajtur gjatë ditës edhe në Shkup, ndërsa tubime të ngjashme janë zhvilluar në Melburn të Australisë, Oslo të Norvegjisë, Gjenevë të Zvicrës dhe qytete të tjera në mbarë botën.
Ndërkohë, tifo-grupet kosovare kanë protestuar më herët sot në Prishtinë kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.
