LifeStyle

Postimi – Dani publikon fotografinë me Duan nga dasma në Kosovë: Fat i madh që të kemi ty

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë mbrëmjen e kaluar pjesë e një dasme familjare në Kosovë, ku ka festuar së bashku me familjarë dhe të ftuar.

Në këtë aheng ka qenë i pranishëm edhe këngëtari i njohur shqiptar, Ramadan Krasniqi – Dani, i cili ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë pranë Duas.

Ai ka publikuar një fotografi të përbashkët me këngëtaren, duke shprehur krenarinë për suksesin e saj ndërkombëtar.

Krahas fotografisë, Dani ka ndarë edhe një mesazh të përzemërt, duke e cilësuar Duan si një artiste për të cilën kombi shqiptar duhet të ndihet me fat.

“Fat i madh që ne, kombi jonë e kemi Dua Lipën tonë! Rrnofsh o yll, sukseset mos t’u ndalshin!”, ka shkruar Dani në postimin e tij.

Fotografia e përbashkët është pritur me interes nga ndjekësit, duke sjellë në vëmendje edhe një herë atmosferën e veçantë të krijuar gjatë ahengut familjar në Kosovë. /Telegraf

Të Ngjashme