Një prej këngëve më të njohura të Frederik Ndocit, “Sytë e tu”, paska pasur një histori që publiku nuk e ka njohur plotësisht.
Në një rrëfim për Grida Duma Podcast, këngëtari zbuloi se kënga hit ishte një dedikim për Xhoana Nanon, duke rrëfyer edhe historinë e përzgjedhjes së saj si protagoniste në gjimnaz dhe zhdukjen e videos që shoqëronte këngën.
Gjatë bisedës me Grida Dumën, Ndoci u kthye pas në kohë, duke zbuluar prapaskenat e një prej këngëve që ka lënë gjurmë në karrierën e tij. Xhoana Nano ishte vajza që lidhej me historinë e këngës, ndërsa videoja ku ajo shfaqej si protagoniste, sipas rrëfimit të artistit, u fshi më pas.
“Syve të kujt ishin atëherë?”, e pyeti Grida Duma, duke e çuar bisedën drejt historisë së vërtetë pas hitit. Rrëfimi u shoqërua edhe me interpretimin live të këngës nga Ndoci, duke rikthyer në vëmendje një histori që për shumë dëgjues ka mbetur e panjohur
