ShowBizzz

Olsa Muhameti merr Bora Zemanin në Kosovë për të drejtuar Big Brother VIP?

Një tjetër emër i njohur i ekranit shqiptar po përflitet për drejtimin e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”.

Bëhet fjalë për Bora Zemanin, e cila, sipas zërave që po qarkullojnë së fundmi, mund t’i bashkohet Alaudin Hamitit në prezantimin e spektaklit.

Raportimet vijnë në një kohë kur po diskutohet për ndryshime në ekipin drejtues të formatit, pas largimit të Jonida Vokshit, e cila ka qenë prezantuese e katër edicioneve të mëparshme.

Sipas informacioneve që po qarkullojnë në rrjet, Bora Zemani mund të jetë zgjedhja e re e produksionit për të marrë këtë rol, duke shënuar kështu një rikthim në ekran përmes një prej formateve më të ndjekura televizive.

Përfshirja e mundshme e saj ka sjellë në vëmendje edhe emrin e Olsa Muhametit, producentes së “Big Brother VIP Kosova”. Megjithatë, nuk ka ende ndonjë konfirmim se Muhameti i ka bërë një ofertë konkrete moderatores.

Ndërkohë, gazetari Elton Tozaj ka deklaruar së fundmi se edicioni i pestë i spektaklit do të nisë më 26 tetor. Edhe kjo datë mbetet në pritje të konfirmimit zyrtar nga produksioni.

Nëse lajmi konfirmohet, Bora Zemani do të merrte një rol të ri në karrierën e saj televizive, këtë herë përkrah Alaudin Hamitit në ekranin e Klan Kosovës.

Të Ngjashme