ShowBizzz

Frika e Benny Blanco, kalon Atlantikun për bashkëshorten e tij Selena Gomez

Benny Blanco për ditëlindjen e bashkëshortes së tij Selena Gomez, për ditëlindjen e saj më 22 korrik producenti muzikor zgjodhi të kalojë Oqeanin Atlantik me anije.

Në një video të publikuar në TikTok më 16 korrik, ai ndau pamje nga udhëtimi i tij, duke shkruar: “Po kalon Atlantikun me anije për të parë gruan tënde, sepse ke frikë të fluturosh.”

Të lidhura

None found

Edhe pse u ribashkuan për pak kohë në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce më 3 korrik, Selena dhe Benny kanë kaluar javët e fundit në një lidhje në distancë.

Këngëtarja Selena Gomez ndodhet në Londër, ku po xhiron sezonin e gjashtë të serialit “Only Murders in the Building”. 38-vjeçari ka treguar se po përpiqet të kapërcejë frikën nga fluturimet. Ai kujtoi se herën e fundit që kishte udhëtuar drejt Europës kishte zgjedhur gjithashtu anijen, së bashku me Ed Sheeran, gjatë periudhës kur po punonin për albumin “Divide”.

Historia e dashurisë mes Selena Gomez dhe Benny Blanco nisi në korrik të vitit 2023, rreth ditëlindjes së këngëtares, ndërsa lidhja e tyre u bë publike në fund të atij viti.

Të Ngjashme