Lajme

Fundjava në Kosovë me vranësira dhe reshje shiu, në male pritet borë

Fundjava në Kosovë do të karakterizohet nga moti i vranët dhe reshjet e shiut, ndërsa në viset malore priten edhe reshje bore.

Sipas parashikimit të Institutit, të shtunën, më 14 nëntor, moti do të jetë kryesisht i vranët, me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 4 deri në 7 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.

Ndërkaq, të dielën, më 15 nëntor, priten vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të shënojnë rritje, duke arritur nga 9 deri në 13 gradë Celsius.

Të dielën, era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

Të Ngjashme