ShowBizzz

Furra e famshme shqiptare në Shtutgart “Lola’S” po e hapë pikën e re

Sukseset e shqiptarëve dhe bizneseve shqiptare në botë, vazhdojnë të evidentohen përditë e më shumë.
E sukseshme në punën dhe biznesin e saj është edhe Vlora Gashi, e njohur për punën e shkëlqyer dhe pjekurinat me cilesi dhe shije perfekte, në furrën e saj “Lola’s” në Shtutgart.

Pas suksesit në Shtutgart, tashmë Vlora Gashi do të hapë edhe pikën e dytë të furrës së saj “Lola’S”, në 74321 Bietigheim-Bissingen, që është në rrethinë të qytetit të Shtutgartit të Gjermanisë.

Kësaj pike, që do të ofrojë bukë e pjekurina të pakrahasueshme, do ti prehet shiriti me datë 31 gusht dhe me gjasë do të jetë adresë e njohur për ata që pëlqejnë të ushqehen mirë.

Të kujtojmë që “Lola’S” tashmë është brend i njohur për gastronominë furrtare. Janë sukeset e furës së parë, që kanë bërë që biznesi i Vlores të zgjerohet dhe më tej.

Vlora Gashi nga Suhareka, është e bija e Isuf Gashit, afaristit që jeton e vepron në Shtutgart .