Lajme

Futet në fuqi vendimi, nga sot e deri më 15 shtator nuk ka më ndërtime në zonat turistike

Për një muaj e gjysmë në bregdet, zonat e mbrojtura me funksion turistik, qendrat historike dhe ato urbane historike, nuk do të dëgjohen më zhurma ndërtimi.

Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave që synon pezullimin e aktiviteteve të ndërtimit deri më 15 shtator, ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja thotë se kjo masë synon të garantojë zhvillimin normal të sezonit turistik, mbrojtjen e destinacioneve turistike dhe një mjedis më të qetë e cilësor për qytetarët dhe vizitorët.

NEWS  PËRSHKALLËZOHET lufta! Irani lëshon raketën e tretë në hapësirën e Turqisë, ndërhyn NATO“Periudha e pezullimit fillon me hyrjen në fuqi të këtij vendimi dhe përfundon më 15 shtator 2026. Kjo masë synon të garantojë zhvillimin normal të sezonit turistik, mbrojtjen e destinacioneve turistike dhe një mjedis më të qetë e cilësor për qytetarët dhe vizitorët”, shkruan Gonxhja.

Gjatë kësaj periudhe pezullohen punimet në karriera, pikat e nxjerrjes, përpunimit dhe shfrytëzimit të inerteve, si edhe aktivitetet e lidhura me to. Po ashtu, ndalohen punimet e ndërtimit nga faza e gërmimit dhe hedhjes së themeleve deri në përfundimin e ngritjes së karabinasë së objektit, si dhe çdo aktivitet që shkakton zhurmë, pluhur apo ndotje të mjedisit.

NEWS  “Familjarët e saj kanë bërë transaksione, 14 supermarkete…”/ Gazetari paralajmëron, çfarë pritet të ndodhë: Do të…Pezullimi zbatohet edhe për punime ndërtimi jashtë këtyre zonave, në rastet kur, për shkak të natyrës, vendndodhjes ose mënyrës së ushtrimit të tyre, ndikojnë ose mund të ndikojnë në zhvillimin normal të aktivitetit turistik. Kush nuk e zbaton këtë vendim do të përballet me gjobë 2 milionë lekë.

Nga pezullimi përjashtohen, punimet e rifiniturave të brendshme dhe punimet e vogla, që kryhen pas përfundimit të ngritjes së karabinasë, si dhe ngritja apo sistemimi i kantiereve, brenda fashës orare 08:00–17:00.

NEWS  Tërmeti i fuqishëm në Itali, shkon në 21 numri i të plagsurve, mijëra banorë në alarmNë vendim sqarohet se periudha e pezullimit, do të përllogaritet si afat shtesë mbi afatin e lejes së ndërtimit.

Të Ngjashme