G-Bani ka surprizuar ndjekësit me një deklaratë të papritur, këtë herë jo për muzikën apo televizionin, por për një përfshirje të mundshme në politikën shqiptare.
Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ish-banori i “Big Brother VIP Albania” ka bërë të ditur se do të ishte i gatshëm të pranonte një ftesë për të marrë një pozicion në jetën politike të vendit. Megjithatë, ai ka vendosur fillimisht një kusht për ndjekësit e tij.
G-Bani kërkon që videoja të arrijë 20 mijë pëlqime, përpara se ai të ndërmarrë hapin e radhës.
“20.000 pëlqime që të pranoj ftesën për një pozicion në jetën politike të Shqipërisë. Tre gjëra ju a siguroj. 1. Nuk jam analfabet me apo pa dipllomë. 2. Nuk më intereson të dukem serioz, por të marr vendime serioze. 3. Nuk do rri më shumë se 1 vit”.
Krahas deklaratës, ai ka renditur edhe tre pika që, sipas tij, do të karakterizonin mënyrën se si do ta ushtronte një detyrë të tillë.
G-Bani shprehet se nuk është analfabet, “me apo pa diplomë”, ndërsa thekson se për të nuk ka rëndësi të duket serioz, por të marrë vendime serioze. Një tjetër zotim i tij lidhet me kohëzgjatjen e mundshme në detyrë, duke deklaruar se nuk do të qëndronte në atë pozicion për më shumë se një vit.
Deklarata ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse videoja do të arrijë objektivin prej 20 mijë pëlqimesh dhe, mbi të gjitha, nëse pas saj do të ketë vërtet një hap konkret drejt politikës.
Deri tani, G-Bani nuk ka bërë të ditur se për çfarë pozicioni bëhet fjalë apo nëse ka marrë konkretisht ndonjë propozim.
