Drama e “Big Brother VIP Albania 4” duket se refuzon të mbyllet, dhe këtë herë zjarrit i ka hedhur benzinë vetë G-Bani. Reperi nuk i ka kapërdirë ende inatet e vjetra dhe së fundmi, i ftuar në një podcast, ka bërë disa deklarata të bujshme që po xhirojnë kudo në rrjet. Teksa po komentohej eksperienca e vitit të shkuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ai e ngriti Jozin në piedestal duke e krahasuar me fenomenin më të madh të formateve, por thelbi i vërtetë i deklaratës ishte sulmi i drejtpërdrejtë ndaj Gjestit dhe votave të publikut.
Duke mos u mjaftuar me aludime, reperi e tha troç dhe pa doreza mendimin e tij duke lëshuar akuza mjaft të rënda: “Jozi nuk u zu vëlla. Jozi ishte i ëmbël. Ishte Luizi i Big Brother VIP 4 por për arsye të votave të Kosovës karshi Gjestit që ia dhanë në mënyrë raciste, të paragjykuara, unë thoja se duhet ta marrë Danja. Bëri një lojë shumë sublime.”
Natyrisht, e gjithë kjo revoltë virtuale ka një prapaskenë shumë të hidhur që ndjekësit e rregullt e mbajnë mend mirë nga dinamikat e lojës.
Gjesti ishte pikërisht shkaktari kryesor që i nxori me “zarf të zi” nga gara G-Banin dhe Jozin, duke u prerë atyre papritur biletën e daljes dhe duke i ndalur në rrugëtimin e tyre drejt finales. Ky episod vendimtar duket se ka lënë një plagë të hapur për reperin, dhe armiqësia mes djemve po vazhdon të mbahet e ndezur edhe sot e kësaj dite jashtë mureve të shtëpisë.
@permemedhene1912
Gibo flet per Jozin dhe Danjen
