Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka reaguar duke kërkuar ndryshime në këtë parti, me theks të veçantë largimin e personave që i cilëson si “argatë të SHIK-ut”.
Në një postim, Geci ka thënë se LDK-së i duhet një gjeneratë e re, e cila respekton historinë e partisë dhe siguron pavarësinë e saj politike.
Ai ka kërkuar gjithashtu rikthimin e dinjitetit politik të LDK-së dhe kthimin në vizionin e presidentit historik, Ibrahim Rugova. Geci ka theksuar se partia duhet t’u kthehet anëtarëve dhe të mbrojë viktimat dhe familjarët e tyre.
Postimi i plotë:
NDRYSHIMET QË I DUHEN LDK-së!
Ndryshimi i parë dhe më i domosdoshëm në LDK është që argatët e SHIK-ut brenda saj të pensionohen politikisht dhe t’u hapet rruga gjeneratave të reja.
LDK-së i duhet një gjeneratë e re, e cila e do LDK-në, e respekton historinë e saj dhe është e përkushtuar ta ruajë si parti të pavarur, sovrane në vendimmarrjen e saj, pa ndikime dhe pa varësi nga partitë e tjera.
LDK-ja duhet të jetë e lirë në vendimet e saj, t’i shërbejë anëtarësisë dhe qytetarëve të Kosovës, e jo interesave të partive të tjera.
Nuk mjafton vetëm ndërrimi i njerëzve. LDK-së i duhet edhe çlirimi nga ndikimet e jashtme, rikthimi i dinjitetit politik dhe kthimi në rrugën politike të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.
LDK-ja duhet t’u kthehet anëtarëve të saj, historisë së saj dhe ti mbroj viktimat dhe familjarët e tyre qe psuan pa fajin e tyre dhe të vaazhdojë drejtë në vizionin e presidentit Ibrahim Rugova.
