ShowBizzz

Ganimete Jashanica në zi, humb personin e ngushtë të familjes

Këngëtarja e njohur, Ganimete Jashanica, po kalon momente të vështira zie pasi ka humbur vëllain e saj të dashur, Mehdi Mehmeti.

Lajmin e pikëllueshëm e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një postimi në rrjete sociale.
Në njoftimin e publikuar pranë fotografisë së të ndjerit, Ganimetja ka bërë të ditura detajet për mbajtjen e të pames në kryeqytet:
“Të nderuar familjarë, miq dhe dashamirë, ju njoftojmë se pamja për vëllain tonë të dashur, Mehdi Mehmeti, do të mbahet më 26 dhe 27 gusht 2026, nga ora 09:00 deri në 17:00, në Hotel Grand, Prishtinë. Me respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që do të jenë pranë nesh në këto momente të vështira — Familja Mehmeti.”
Pas publikimit të njoftimit, të shumtë kanë qenë ndjekësit, miqtë dhe kolegët e skenës që i kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta këngëtares dhe familjes së saj për këtë humbje të madhe.
Ngushëllime edhe nga ne!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ganagana Mehmeti (@ganimete.jashanica1)

Të Ngjashme