Gjykata e Lartë ka shpallur kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve.
Sipas njoftimit zyrtar, lista është si më poshtë:
Arbena Ahmeti – Gjykata e Lartë
Sandër Simoni – Gjykata e Lartë
Igerta Hysi – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Fatri Islamaj – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
Matilda Llangozi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
Brunilda Kadi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
Manjola Xhaxho- Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
Ndërkohë, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka shpallur datën 25 shtator (në orën 10:00) për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së.
