Muajve të fundit, gazetari Elton Tozaj është në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave bombastike të tij.
Gjatë ditës së sotme është raportuar se aktori Gazmend Paja ka vendosur të ndjeki penalisht gazetarin, duke depozituar kallëzimin e tij në Prokurorinë e Tiranës.
Në kallëzimin e tij, e akuzon gazetarin për përndjekje, shpifje dhe fyerje, ku sipas tij është përmendur emri i tij në rrjete sociale, duke hedhur akuza të pavërteta, si dhe e ka fyer me shprehje nënçmuese, të cilat cënojnë dinjitetin dhe figurën e tij publike.
“I akuzuari, shtetasi Elton Tozaj, në cilësinë e njeriut të showbizit dhe krijuesit të përmbajtjes në rrjetet sociale, ka publikuar video në platforma të ndryshme (TikTok dhe YouTube), në të cilat përmend emrin e viktimës akuzuese dhe i atribuon atij fakte e sjellje të pavërteta, si dhe përdor shprehje nënçmuese, duke cenuar rëndë nderin, dinjitetin dhe figurën e tij publike e profesionale”, thuhet në padinë e tij.
Gjithashtu, Tozaj ka vendosur të reagoj ashpër në Instagram, duke e ftuar publikisht të vërtetojë të kundërtën e deklaratave të tij.
“Të ftoj publikisht të vërtetosh të kundërtën , apo një shpifje të vetme që kam bërë për ty! Nëse ka qoftë edhe një, përgjigjem vullnetarisht përpara ligjit”, shkruan Tozaj.
Në reagimin e tij, gazetari e krahason dhe me figura të tjera publike, ku nuk kursen as deputeten Zegjine Çaushi.

