Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz, do të marrë pjesë sot në ceremoninë zyrtare të hapjes së “Javës për Ndihmë Juridike Falas”.
Aktiviteti do të shënohet përmes një konference me temën “Të bashkuar për qasje në drejtësi për të gjithë”.
Konferenca synon të promovojë rëndësinë e ofrimit të ndihmës juridike falas për qytetarët.
Gjithashtu, ajo ka për qëllim avancimin e qasjes së barabartë në sistemin e drejtësisë.
Në konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, ekspertë të drejtësisë, si dhe përfaqësues të organizatave që kontribuojnë në sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
