Lajme

Gërvalla: Ndihma juridike falas një nga shtyllat e barazisë para ligjit

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Zyrën Rajonale për Ndihmë Juridike Falas (ZRNJF) në Gjilan, ku ka vlerësuar rolin e këtij mekanizmi në garantimin e qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët.

Gjatë vizitës, Gërvalla theksoi se ndihma juridike falas mbetet një nga shtyllat kryesore për sigurimin e barazisë para ligjit, duke mbështetur qytetarët që përballen me sfida shoqërore, ekonomike dhe ligjore, njofton zyra për informim e kësaj ministrie.

Ajo u njoftua nga afër edhe me funksionimin e zyrës mobile, të cilën e cilësoi si një zgjerim të rëndësishëm të shërbimeve, që mundëson afrimin e drejtësisë tek qytetarët në terren.

Sipas saj, qasja në drejtësi nuk është vetëm standard institucional, por detyrim ndaj çdo qytetari, ndërsa forcimi i këtij sistemi mbetet prioritet për një shtet të së drejtës.

Të Ngjashme