Lajme

Gërvalla: Procesi i Provimit të Jurisprudencës do të bazohet në meritë

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se nga sot, 9 tetor, ka nisur afati i ri për aplikim për Provimin e Jurisprudencës, duke ftuar juristët e rinj që të shfrytëzojnë këtë mundësi.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka bërë të ditur se afati për aplikim do të jetë i hapur deri më 19 tetor 2026, përmes platformës e-Kosova.

Sipas njoftimit të Gërvallës, Provimi i Jurisprudencës do të mbahet më 21 dhe 22 nëntor 2026.

Postim i plotë:

Mirëmëngjesi, juristë të rinj!

Nisim ditën e sotme me një lajm të mirë për të gjithë ata që janë në pritje të mundësisë për ta dhënë Provimin e Jurisprudencës, sepse sot hapet afati i ri për aplikim.

Afati i aplikimit: 9–19 tetor 2026 përmes platformës e-Kosova https://ekosova.rks-gov.net/512Datat e provimit: 21 dhe 22 nëntor 2026.

Ju ftoj të shfrytëzoni këtë mundësi dhe të aplikoni sa më shumë, ndërsa ju uroj suksese të gjithëve në këtë hap të rëndësishëm drejt zhvillimit dhe avancimit tuaj profesional.

Si Ministre e Drejtësisë, mbetem fuqishëm e përkushtuar që ky proces të jetë i drejtë, profesional dhe i bazuar plotësisht në meritë.

Për informata të hollësishme mund të drejtoheni në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë: https://md.rks-gov.net/sherbimet-per…/jurisprudenca/Suksese të gjithëve!

Të Ngjashme