Ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe kryetarja e partisë Guxo, ka thënë se për koalicione apo bashkëpunim me partitë tjera nuk mund të flasin pa u certifikuar rezultatet, për të parë siç ka thënë ajo mundësitë që ofrohen.
Ajo thotë se beson se kësaj radhe nuk do të ketë bllokada dhe se rezultati i duhet të lexohet drejt.
“Kur t’i kemi rezultatet e certifikuara do të shohim mundësitë që na ofrohen. Unë shumë shpresoj dhe jam optimiste që nuk do të ballafaqohemi edhe një herë me bllokada të pakuptimta dhe me bllokim të institucioneve të shtetit. Por siç e keni parë edhe para zgjedhjeve të fundit nuk ka qenë në dorën tonë, sepse ofertat tona kanë qenë më shumë se gjeneroze, por janë refuzuar. Shpresoj që mandati i fuqishëm që e jep vota e qytetarit, këtë herë do të respektohet deri në fund”, ka thënë Gërvalla të hënën në një deklarim për media.
Ajo ka thënë se pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në zgjedhje është një mesazh që duhet të lexohet drejt nga të gjitha partitë politike.
Nga rezultatet e numëruara deri më tani LVV ka fituar 51 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK 23, LDK 19, Aleanca 7./teve1.info/
