Lajme

Gëzim Mekuli reagon ‘ashpër’ ndaj Berat Buzhalës: Kulmi hipokrizisë, kur gazetari që veproi si marionetë politike tani…

Analisti dhe gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar ndaj gazetarit Berat Buzhala, duke e kritikuar për qëndrimet e tij lidhur me Gjykatën Speciale dhe protestat kundër saj.

Mekuli ka thënë se është “kulmi i hipokrizisë” që, sipas tij, një pjesë e elitës politike e mediatike që ka mbështetur themelimin e Gjykatës Speciale, sot u bën thirrje qytetarëve për protesta dhe ankohet për pasojat e saj.

“Nuk mund të bëhesh edhe argat i shitur lirë i votimit për Gjykatën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe lider i protestës kundër votës sate”, ka shkruar Mekuli.

Ai ka kritikuar veçanërisht Buzhalën, duke iu referuar deklarimeve të tij për veprimet politike në vitin 2017.

“Gazetari që pranon publikisht se ka vepruar si marionetë politike më 2017, humb çdo autoritet etik dhe moral për të bërë moralizuesin apo udhëheqësin e opinionit publik sot”, ka deklaruar Mekuli.

Të Ngjashme