Këngëtarja e njohur Gili ka ndarë një moment të veçantë familjar me ndjekësit e saj. Ajo ka uruar djalin e madh, Robertin, me rastin e ditëlindjes së tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka zgjedhur fjalë të thjeshta, por plot dashuri për të birin. “Robert, djali im i madh, gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar ajo në urimin e publikuar, shkruan “Kosovarja”.
Mesazhin e ka shoqëruar edhe me një fotografi të Robertit. Postimi ka sjellë në vëmendje lidhjen e afërt që Gili vazhdon të tregojë me familjen e saj edhe përmes rrjeteve sociale.

