Lajme

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Drenas, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në komunën e Drenasit, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve.

Përmes një njoftimi, komuna ka bërë të ditur se në rrugën “Adem Mulaj”, pranë parkingut, është shkëputur një pjesë e kulmit të një ndërtese, e cila ka rënë në tokë.

Dëmtime serioze janë evidentuar edhe në kulmin e objektit të çerdhes së vjetër, ku ekziston rreziku që pjesë të tjera të tij të shkëputen.

Me këtë rast, komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe të shmangin qëndrimin pranë objekteve të dëmtuara.

Po ashtu, qytetarëve u është kërkuar që të mos parkojnë automjetet në hapësirat ku ekziston rreziku i rënies së materialeve nga kulmet.

Të Ngjashme