ShowBizzz

“Drake do të vijë në Shqipëri”/ Alessio Alia zbulon se me kë është i dashuruar reperi i famshëm

Dashuria e reperit me famë botërore, Drake, për simbolet kombëtare shqiptare dhe përfshirja e tyre në projektet e tij muzikore ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi.

Gjithçka lidhet me raportet e tij të hershme me shqiptarët gjatë kohës kur jetonte në Kanada, detaje të cilat i ka treguar Alessio Alia.

“Drake do të vijë në Shqipëri”/ Alessio Alia zbulon prapaskenat e bujshme për reperin e famshëm

Alia ka zbuluar se reperi ka ruajtur shoqëri të ngushtë me persona nga Kosova dhe veriu i Shqipërisë, me të cilët është rritur përpara se të arrinte famën ndërkombëtare.

Lidhur me këtë raport, ai është shprehur: “Ka një shoqëri shumë të mirë me shqiptarët kur ka jetuar në Kanada dhe ka një dashuri shumë të madhe për Shqipërinë. E tregon herë pas here këtë dashuri që ka për vendin tonë. Për sa informacione kam, ai i bën këto gjëra para Festës së Flamurit. Është rritur me disa çuna nga Kosova dhe veriu i Shqipërisë. Është rritur me ta në Kanada dhe ka shoqëri shumë të fortë. Nuk i harron asnjëherë, sepse gjërat që kanë bërë për të kur nuk ka qenë i famshëm, nuk ua ka harruar asnjëherë. Drake e do shumë Shqipërinë. Kam folur disa herë me të kur kam bërë turin në Evropë”.

Përveç lidhjeve të tij shoqërore, Alia ka treguar se reperi mund të realizojë edhe një vizitë në territorin shqiptar gjatë turneut të tij të ardhshëm. “Drake do të vijë edhe në Shqipëri. Kam informacion dhe nuk do të flas shumë, nuk do të them se kush. Ma merr mendja se ky ka turneun vitin tjetër dhe mund të jetë në Shqipëri. Ma merr mendja 90% po”, ka deklaruar ai.

Më tej, ai ka treguar për respektin që Drake ka ndaj figurave dhe simboleve kombëtare: “Drake, për sa kam folur, ka respekt shumë të madh, sepse i di për burra që e mbajnë fjalën dhe kanë qenë gjithmonë aty për të. Një herë, kur i thashë: ‘Drake, je si Mother Teresa për Shqipërinë’, ai më tha: ‘No way’. Kështu që i bën përshtypje shumë, sepse e dashuron shumë pjesën e shqiponjës. Do t’u japë një mësim shqiptarëve, sepse gjithmonë, nga fillimi deri në fund, e ka bërë klipin me shqiponjën. Nuk kam parë një këngëtar shqiptar që ta ketë flamurin nga fillimi deri në fund. Them të drejtën se duhet të mësojnë shumë shqiptarë nga ky”. Alia ka mohuar që pas këtij adhurimi të qëndrojë ndonjë lidhje me një vajzë shqiptare.

Mbi këtë çështje ka dhënë mendimin e tij edhe Aldor Nini, i cili ka theksuar se përdorimi i simboleve kombëtare nga artistë me famë botërore mund të shërbejë edhe si mënyrë për të tërhequr vëmendjen e një publiku të caktuar. Ndërkohë, Xhani Demika ka ngritur hipotezën e një historie dashurie, duke deklaruar:

“Drake është artist i madh. Uroj që të vijë në Shqipëri, siç kanë ardhur artistë të tjerë botërorë. Unë kam përshtypjen që ai do të ketë lidhje me një vajzë shqiptare, është dashuruar aq keq dhe ajo do t’i ketë treguar aq shumë për Shqipërinë. Pse të mos vijë për pushime në Shqipëri?”.

Të Ngjashme