Lajme

Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicë, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Mbetje eshtërore njerëzore, që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, janë gjetur në varrezat e fshatit Shipol, në komunën e Mitrovicës.

Sipas raportit të Policisë, më 13 tetor 2026, Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka realizuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, përkatësisht të Departamentit Special për Zhvarrosje, Autopsi dhe Identifikim, transmeton “Bota sot”.

Gjatë punimeve në lokacionin ku dyshohet se lidhet me një rast të zhdukjes gjatë viteve 1998–1999, janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një viktime mashkull kosovar.

Mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.

Të Ngjashme