Lajme

Pas dhunës në protestë, nxënësit e gjimnazit “Partizani” bojkotojnë mësimin në Tiranë

TIRANË — Një ditë pas protestës së studentëve që u shoqërua me përplasje dhe ndërhyrje të dhunshme nga ana e forcave të policisë, nxënësit e gjimnazit “Partizani” në kryeqytet kanë bojkotuar procesin mësimor.

Në shenjë proteste dhe solidariteti për ngjarjet e së marte ku tubimi i studentëve zgjati mbi 8 orë, gjimnazistët kanë refuzuar të futen në klasa gjatë orëve të mëngjesit, duke qëndruar në ambientet e oborrit të shkollës.

Ndërkohë, studentët kanë paralajmëruar rikthimin në shesh dhe mbajtjen e një tjetër proteste ditën e sotme në orën 14:00.

Të Ngjashme