Qytetarët që kanë planifikuar të udhëtojnë për në Kosovë po përballen me një situatë të qetë në pikat kufitare, ku aktualisht nuk janë raportuar kolona apo pritje të gjata.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kalimi në hyrje dhe dalje të vendit po zhvillohet pa pengesa, ndërsa pritjet janë minimale ose nuk ka fare vonesa.
Sipas QKMK-së, në Merdarë ka pritje deri në 5 min, kurse në Jarinje 5 deri në 10 minuta./teve1.info/

