Vetëm pak kohë para se të publikojë EP-në e tij të re me pesë këngë, Gjesti zgjodhi një formë ndryshe për të festuar. Në vend të një feste private, artisti u shfaq në një lidhje të drejtpërdrejtë në platformën TikTok. Krah tij ishte DJ dhe miku i tij i ngushtë, Gimbo. Ky moment shënonte një ngjarje të dyfishtë të rëndësishme, pasi përveç projektit të ri muzikor, artisti po feston edhe ditëlindjen e tij.
Me një tortë ku shënohet numri 26, ai e shfrytëzoi këtë rast për të ndarë emocionet e para drejtpërdrejt me ata që e mbështesin.
Kjo qasje i ka mbajtur fansat të angazhuar, duke tërhequr vëmendjen e duhur në platformë. Ndjekësit patën mundësinë ta urojnë drejtpërdrejt, duke e kthyer këtë lidhje në një festë virtuale, e cila i shërbeu mjaft mirë edhe promovimit të EP-së pak para publikimit zyrtar në orën 18:00.
Tashmë që na ndajnë vetëm pak minuta nga publikimi i plotë i projektit, mbetet për t’u parë reagimi i publikut për pesë këngët e reja dhe ecuria e tyre në platformat digjitale. Ky lloj komunikimi i afërt me ndjekësit tregon edhe një herë se si artistët po zgjedhin forma më të drejtpërdrejta për t’i dhënë jehonë projekteve të tyre.
https://www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2026/05/gjesti.mp4
