Gjesti ka befasuar fansat me rikthimin e tij në muzikë përmes projekteve të reja që po marrin vëmendje të madhe në rrjet.
Ai ka publikuar disa këngë të shoqëruara me videoklipe, të cilat u pëlqyen menjëherë nga publiku që në momentin e publikimit.
Si gjithmonë, Gjesti arriti të bëjë për vete ndjekësit me stilin e tij unik, ndërsa këngët e reja shumë shpejt nisën të pushtojnë rrjetet sociale.
Vëmendje të veçantë morën edhe videoklipet, të cilat janë në përputhje të plotë me stilin dhe energjinë që e karakterizon artistin, shkruan Kosovarja.

