ShowBizzz

Gjesti, Selin e Gimbo, bashkë në pushime

Një fotografi e re që po qarkullon në rrjet ka tërhequr vëmendjen, pasi Selin dhe Gimbo duket se po kalojnë disa ditë pushimi nën shoqërinë e Gjestit.

Pamja, e shpërndarë së fundmi në Instagram, vjen në një moment interesant, sidomos pas diskutimeve të vazhdueshme rreth raportit mes tij dhe çiftit. Gimbo dhe Gjesti njihen prej kohësh si miq e bashkëpunëtorë të afërt, me Gimbon që ka qenë edhe DJ personal i këngëtarit. Vetëm pak ditë më parë, më 6 shtator, ata u shfaqën sërish bashkë në rrjetet sociale, duke konfirmuar se miqësia mes tyre vazhdon normalisht.

Por më shumë pikëpyetje gjatë muajve të fundit kishte pasur rreth raportit të Selinit me Gjestin. Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5” kishte sqaruar më herët se mes tyre nuk kishte pasur asnjë konflikt, pavarësisht faktit se nuk ndiqeshin në Instagram. Ajo kishte theksuar se raporti në jetën reale dhe respekti mes tyre kishin qenë gjithmonë të mirë.

Fotoja e fundit duket se e përforcon pikërisht këtë version: jashtë zhurmës së rrjeteve sociale, raportet mes tyre janë normale, ndërsa Selin dhe Gimbo vazhdojnë të jenë të pandarë edhe pas eksperiencës së tyre në “Big Brother”. Çifti tashmë ka nisur edhe bashkëjetesën, duke e ndarë kohën mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në fund, një foto nga pushimet ka mjaftuar për të bërë bashkë në të njëjtin kuadër dy fitues të “Big Brother VIP Albania” nga dy edicione radhazi dhe njeriun që i lidh ata: Gimbon.

Të Ngjashme