Lajme

Gjinovci ngre pyetje pas rezultatit: A ia vlejtën zgjedhjet?

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve të fundit, duke siguruar deri më tani 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Sipas rezultateve të publikuara, partia e udhëhequr nga Albin Kurti mbetet forca më e madhe politike në vend.

Lidhur me rezultatin zgjedhor ka reaguar analisti politik Rron Gjinovci, i cili vlerëson se ndryshimi në numrin e deputetëve nuk e ndryshon në thelb raportin e forcave politike.

“I pat 57 deputetë, tash i ka 53, qeverinë prap e bon vet. Ku ke poenta e zgjedhjeve? Me harxhu pare, kohë dhe mundësi zhvillimi për venin?”, ka shkruar ai në Facebook.

Të Ngjashme