Lajme

E rëndë në vend! Shpërthen bombola e gazit, e moshuara niset me djegie në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Roskovec, ku një e moshuar ka mbetur e plagosur.

Mësohet se një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë, duke lënë të plagosur një grua rreth 75 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në banesën ku jetonte çifti i të moshuarve, Nexhip dhe Naile Sadiku.

Sipas të dhënave paraprake, Naile Sadiku ka mbetur e plagosur në momentin që ishte duke ndezur sobën me gaz, pasi shpërthimi i bombolës i ka shkaktuar djegie të shumta në trup. E plagosura është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr trajtimin mjekësor.

Forca e shpërthimit ka qenë e madhe, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në banesën jetonte çifti. Sipas të afërmve, dy të moshuarit jetonin të vetëm në banesë, ndërsa djemtë e tyre ndodhen në emigracion.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të shpërthimit.

Të Ngjashme