Këngëtarja e njohur, Orhidea Latifi, sot i jep përfundimisht fund beqarisë, duke lidhur kurorë me të fejuarin e saj, Ajbin.
Kida ka vendosur të zhvillojë dasmën në një prej vilave më luksoze të Italisë, raporton IndeksOnline.
Lista e të ftuarve është e gjatë, teksa përgatitjet e çiftit për ditën më të rëndësishme të tyre kanë filluar.
Dasma do të mbahet në Romë dhe çifti ka angazhuar një planifikuese dasmash që të përkujdeset për çdo detaj.
Artistja do te grimohet nga Sellma dhe tavolina me makijazhin veçse është shtruar.
Nga çasti në çast, presim edhe imazhet e para të Kidës me fustan të bardhë.

