Lajme

GJKKO e la në burg, flet avokati i Ergys Agasit: Ra akuza e pengmarrjes, u shtua një tjetër

Avokati i Ergys Agasit, Maks Haxhia, ka folur pas zhvillimeve të fundit në procesin ndaj klientit të tij, i cili u arrestua dy ditë më parë pas rreth tetë muajsh në kërkim.

Pas seancës ku GJKKO vendosi të lërë në burg Agasin, avokati Maks Haxhia deklaroi se nga analiza e provave dhe materialeve të administruara, sipas mbrojtjes, akuza për heqje të paligjshme të lirisë nuk qëndron më ndaj Agasit.

Sipas mbrojtjes, Agasi ka mohuar përfshirjen në tendera, përfitimet prej tyre apo pjesëmarrjen në grupe kriminale.

“Problemi është që akuza e heqjes së paligjshme të lirisë në drejtim të zotit Agasi me analizat që iu bënë provave të administruara dhe vendimeve të prokurorisë, tregoi dhe çoi në çlirimin e kësaj akuze në ngarkim të zotit Agasi. Ajo që na bëri optimist është se organi i akuzës,

Akuza për korrupsion pasiv, pasiguria e materialit të paraqitur deri tani e ka ndjekur akuzën për të qëndruar në pozitat e presionit ndaj gjykatës, sot u paraqit kjo akuzë.

Klienti foli dhe dha shpjegime dhe insistoi e provoi se nuk ka qenë kurrë pjesëmarrës në tendera, nuk ka apsur asnjë përfitim dhe nëpërmjet tenderimin dhe nuk ka qenë pjesë e grupeve kriminale në presione të ndryshme”, u shpreh avokati Maks Haxhia.

Agasi u dërgua sot nga Blloku i Sigurisë drejt Gjykatës së Posaçme me furgon policie. Pas seancës, gjykata vendosi vazhdimin e qëndrimit të tij në qeli.

Biznesmeni qëndronte në arrati prej tetë muajsh. Policia e arrestoi mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Plepave në Durrës, pas një ndjekjeje që kishte nisur nga Elbasani.

Agasi udhëtonte me një “Audi RS6”, automjet me vlerë rreth 100 mijë euro. Forcat Operacionale dhe efektivët e “Shqiponjave” ndaluan makinën, ndërsa gjatë kontrollit gjetën brenda saj edhe rreth 4 mijë euro cash.

Në automjet ndodhej edhe Uljan Shpataraku, ish-zyrtar i Policisë së Elbasanit, i cili drejtonte makinën. Edhe Shpataraku rezultonte person në kërkim, pasi dyshohet se disa javë më parë kishte kërcënuar me jetë punonjësit e një hoteli në jug të vendit.

Të Ngjashme