Ditën e sotme, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë 5 nga anaëtarët e dosjes së bujshme “REVANSHI”, duke çuar prapa hekurave një ish-efektivit të RENEA-s, vëllain dhe kushëririn e ish-deputetit socialist Eduard Ndreca, të cilët kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar.
Burime për mediat bëjnë me dije se GJKKO dënoi me nga 10 vite burg, ish-efektivin e forcave speciale RENEA, Adrian Pikli dhe Devis Bajramaj. Por dyshja për shkak të gjykimit të shkurtuar, u dënuan secili me nga 6 vite e 8 muaj burg.
Nga ana tjetër, bëhet me dije se Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të ish-deputetit socialist Eduard Ndreca, si dhe Edison Muceku, u dënuan secili me nga 8 vite burg, në 5 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.
See also VIDEO/ Avioni rrëzohet në mes të rrugës plot me makina, pamje tronditëse nga ulja emergjenteNdërsa vëllai i deputetit socialist Armando Ndreca, u dënua me 11 vite burg, dënimi i të cilit për shkak të përfitimi të shkurtuar u ul në 7 vite e 4 muaj.
Ashtu siç kemi raportuar dhe në fund të muajit maj, SPAK kërkoi 56 vite burg për 5 të pandehurit e kësaj çështjeje.
Ndërsa të pandehurit e dosjes së bujshme, për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënuan në total më 31 vite e 8 muaj burg.
See also E PAPRITUR/ Ndau partnerin se kujtoi se fitoi 500 mijë euro në llotari, por bileta e saj ishteKujtojmë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi një megaoperacion më 17 maj 2024 për të goditur disa grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në vrasje apo trafikim të lëndëve narkotike dhe ishin të shpërndara në disa nga qytetet kryesore të vendit.
Gjatë këtij operacioni u lëshuan 50 urdhër-arreste, ndërsa u sekuestruan edhe pasuri me vlerë rreth 4.5 milionë euro.
