Lajme

Gjurmë të krimeve të luftës në Kalludër të Vogël, vazhdojnë gërmimet për varrezën masive

Janë shenja që sinjalizojnë, një zonë krimi.

Ato janë të shpeshta në rrugën që të shpie në fshatin Kalludër e Vogël.

Ato të dërgojnë në thellësi të fshatit, aty ku është lokalizuar edhe vendi i krimit.

Për të shkuar te vendi ku dyshohet se ka gjurmë të krimeve të kryera afro 3 dekada më parë, tereni është jo i lehtë.

Tash e një javë, kjo rrugë po përshkohet nga njësitet policore, të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe ekspertë të EULEX-it.

Kjo në vazhdën e kërkimeve në varrezën masive.

Për ecurinë e këtyre gërmimeve ka reaguar edhe kryeprokurori i shtetit.

“Kryeprokurori i Shtetit vlerëson lart punën profesionale, përkushtimin dhe angazhimin e të gjitha institucioneve ligjzbatuese të Republikës së Kosovës, të cilat janë të përfshira në rastin e zbulimit të varrezave masive në komunën e Zubin Potokut, ku janë gjetur mbetje mortore dhe dyshohet se ka trupa tjerë të viktimave që i përkasin luftës së fundit në Kosovë”, kanë njoftuar nga Prokuroria.

Gjatë javës së kaluar, gërmimet u vizituan edhe nga krerët institucionalë.

Të Ngjashme