LifeStyle

Gratë që punojnë me orar të zgjatur vuajnë nga depresioni

Gratë të cilat punojnë më orare të stërzgjatura të punës janë më të prira të preken nga depresioni, ndryshe nga meshkujt, për të cilët ky fakt nuk vlen.

Një studim dëshmoi se gratë që punojnë më shumë se 55 orë në javë janë më të destinuara të vuajnë nga depresioni sesa gratë që punojnë me orarin standard javor nga 35 deri ne 40 orë.

Për meshkujt ndryshon situata. Ata nuk vuajnë nga depresioni në rast pune me orar të stërzgjatur, por gjithsesi ata të cilët punojnë gjatë fundjavave kanë shfaqur disa probleme të tjera shëndetësore.

Ky studim mori për bazë të dhënat e 23 mijë punëtorëve në Britani nga Universiteti Kolegji Londra, ndërsa Gill Weston kërkoi mbështetje më të madhe për femrat në vendin e punës.