Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ramazan Bekteshi, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke kritikuar thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm dhe situatën e brendshme në parti.
Përmes një postimi publik, Bekteshi ka vlerësuar se Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrai, sipas tij, me një mbështetje të kufizuar rreth vetes, rrezikojnë të bëjnë “vetëvrasje politike” përmes Kuvendit të Jashtëzakonshëm.
Ai ka theksuar se në një kohë kur LDK-ja duhet të konsolidohet dhe të ecë përpara, rikthimi i përplasjeve të brendshme mund ta dëmtojë partinë më shumë sesa ta ndihmojë.
Postimi i plotë:
Hoti dhe Hyka, me pak mbështetës rreth vetes, nesër përmes Kuvendit të jashtezakonshem rrezikojnë të bëjnë vetëvrasje politike. Në kohën kur LDK-ja duhet të forcohet dhe të ecë përpara, kthimi i betejave të brendshme mund ta dëmtojë më shumë partinë sesa ta ndihmojë.
LDK-ja ka nevojë për unitet, vizion dhe një rrugë të qartë drejt së ardhmes, sepse përçarjet e largojnë nga qytetarët. LDK i duhet Kosovës por si ajo e Rugovës!
Duket se Grenell ende i ka kthetrat e ngulura te opozita, dhe ky kuvend i jashtezakonshëm dhe bllokimi i presidentit dhe formimi i institucioneve vijnë nga keto perpjekje te lobistit serb pos të tjerave!
